Itali, trafiku ndërkombëtar i heroinës dhe kokainës Shqipëri-Itali-Spanjë, arrestohen 31 shqiptarë

Itali, trafiku ndërkombëtar i heroinës dhe kokainës Shqipëri-Itali-Spanjë, arrestohen 31 shqiptarë

49
0
Shares

Foto Ilustruese

Policia e Milanos në Itali ka shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, duke arrestuar edhe 38 persona. Nga të arrestuarit 31 janë shtetas shqiptarë, 5 janë marokenë dhe 2 tunizianë.
Mediat italiane raportojnë se gjatë operacionit u sekuestruan 130 kg drogë të llojit heroinë dhe kokainë. Po ashtu të arrestuarve iu kapën edhe 300 mijë euro.
Operacioni u kryen nga policia e komandës provinciale në Milano në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës, të koordinuar nga Drejtoria Qendrore për shërbimet e antidrogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY