Bashkia e Tiranës ka “zvarritur” dhënien e vendimit nga Gjykata së Apelit për gjobën e saj ndaj PD-së.
Nëpërmjet një kërkese për përjashtimin e gjyqtares Arben Ahmetaj, si “e njëanshme”, bashkia e Tiranës ia ka dalë të shtyjë dhënien e vendimit, i cili ishte parashikuar të shpallej sot në orën 13.00.
Seancën e kaluar, kjo gjykatë rrëzoi provat e bashkisë, pamjet filmike, me argumentin se ishin marrë jashtë mënyrës se si e kërkon ligji.
Në këtë kërkesë të bashkisë së Tiranës, bie në sy një gjë “e çuditshme” kur mëson edhe nga CV e gjyqtares, se ajo ka punuar disa vite më parë, si juriste në këtë bashki, në kohën që drejtohej prej Edi Ramës.
Curriculum Vitae
Arbena Ahmeti
Znj. Arbena Ahmeti është gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, që prej nëntorit 2007 e në vazhdim.
Ajo ka lindur në Lushnjë, me 20 nëntor 1980 dhe është e martuar e ka një vajzë.
Arbena është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, në korrik të vitit 2003, në përfundim të të cilit kam marrë titullin “Jurist”, me rezultate të larta (9.4/10).
Që prej vitit 2006 mban titullin “Magjistrat Gjyqtar”, me Nr. Diplome 107/A Dekretuar më 04. 10. 2006.
Përgjatë vitit 2004 ka punuar si juriste pranë Bashkisë Tiranë.
Në periudhën Tetor 2006-Qershor 2007 ajo ka kryer stazhin profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Prej Nëntorit 2007 e në vijim ushtron detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, përkatësisht në Seksionin Administrativ, përveç gjykimit të çështjeve civile, penale dhe familjare.
Gjatë ushtrimit të funksionit të gjyqtarit ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës në kuadrin e programit të trajnimit vazhdues, si dhe nga organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit.
Fusha e saj e ngushtë e ekspertizës është e Drejta Administrative.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/