DETAJE/ Operacioni ndërkombëtar i antidrogës, qytetet shqiptare e italiane ku arrestuan 31...

DETAJE/ Operacioni ndërkombëtar i antidrogës, qytetet shqiptare e italiane ku arrestuan 31 shqiptarët

82
0
Shares

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për operacionin ndërkombëtar, kundër trafikut të drogave të forta, i cili ka përfunduar me prangosjen e 38 personave, 31 prej të cilëve shqiptarë.
Nëpërmjet një dalje publike, zëvendësdrejtori Ardian Çipa, ka bërë ët ditur se në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me shërbimet policore të vendeve të Bashkimit Evropian dhe konkretisht Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës, prej muajit Shkurt të vitit 2014, është regjistruar dhe ka vazhduar hetimi i përbashkët mbi dokumentimin e aktivitetit kriminal të një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në drejtim të trafikimit e shitjes së narkotikëve, me subjekte shtetas me kombësi të ndryshme si shqiptarë, rumunë, tuniziane dhe marokenë të cilët kryenin aktivitetin kriminal të trafikimit, grumbullimit, mbajtjes, tregtimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë.
Aktiviteti kriminal i kësaj organizate zhvillohej kryesisht në zonën veriore të Italisë.
Me qëllim kapjen dhe vënien përpara organeve të drejtësisë të elementëve të kësaj organizate, pas një plani të përbashkët ndërpolicor midis vendeve të lartpërmendura, me datë  24 maj 2016, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion të përbashkët në të njëjtën hapësire kohore  me partnerët tanë të shërbimeve policore të Italisë, Spanjës, Gjermanisë dhe Marokut.
Operacioni i përbashkët ndërkombëtar policor është koduar “RICCIO” dhe nëpërmjet tij është mundësuar dokumentimi e arrestimi i anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të përbërë nga shtetas me kombësi të ndryshme të cilët janë përgjegjës për veprimtarinë kriminale të trafikimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike heroinë dhe kokainë.
Veprimet hetimore ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal kanë nisur pas sekuestrimit të 43 kg heroinë më 18 shkurt 2014 nga ana e partnerëve policore Italiane të Milanos.
Suksesi i këtij operacioni është produkt i bashkëpunimit efikas e të ngushtë me shërbimet policore Italiane e në veçanti Karabinierët e Milanos, të cilët nëpërmjet Shërbimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane dhe Zyrës Ndërlidhëse Interforcë kanë përcjellë dhe shkëmbyer informacion me Policinë e Shtetit dhe Shërbimet Antidrogë të Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar në total 31 persona prej të cilëve 12 në Shqipëri, 1 në Gjermani dhe një tjetër në Spanjë. Trafikantët subjekt i këtij procedimi penal janë Shqiptare, Marokene, Tuniziane dhe Rumune.

Qytetet ku u zhvillua operacioni


Në Itali janë goditur elementët kriminalë të grupit të strukturuar në qytetet e Monxës, Briancës, Bolonjës, Bolcanos, Breshias, Komos, Xhenovës, Rietit, Torinos, Triestes, Vicencas.


Në Shqipëri u lokalizuan, u kapën dhe ekzekutuan vendimet e arrestit ndërkombëtar në qytetet Tiranë, Durrës, Gramsh, Elbasan, Fier dhe Kavajë.

 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Itali, trafiku ndërkombëtar i heroinës dhe kokainës Shqipëri-Itali-Spanjë, arrestohen 31 shqiptarë
/web/Itali_trafiku_nderkombetar_i_heroines_dhe_kokaines_Shqiperi_Itali_Spanje_arrestohen_31_shqiptare_19601_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY