Polica vendore e Tiranës, ka sqaruar zyrtarisht konfliktin e sotëm me armë në Kombinat.
Sipas policisë, mësohet se Komisariati i Policisë Nr. 6 ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale,
Rreth orës 11:00, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, pas një konflikti shtetasi Xhevahir Xhepa, ka qëlluar me armë zjarri.
Ndërhyrja në kohë e punonjësve të Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 6 ka bërë të mundur ndalimin në kohë të Xhevahir Xhepës dhe ka bllokuar armën e zjarrit tip kallashnikov të përdorur nga Xhevahir Xhepa.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i konfliktit është një pronësi, që ky shtetas e ka së bashku me djemtë e xhaxhait të tij, I. Xh., S. Xh., Sh. Xh., dhe B. Xh., të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr 6 për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/