DETAJE/ Durrës, vrasja e Mirosh Djaloshit, i biri pranon krimin

DETAJE/ Durrës, vrasja e Mirosh Djaloshit, i biri pranon krimin

66
0
Shares

Prokuroria e Rrethit të Durrësit ka bërë të ditur se, i dyshuari Arban Djaloshi ka pranuar sot para prokurorit të çështjes se është autori i vrasjes së babait të tij, Mirosh Djaloshi, ngjarje e ndodhur në 18 mars 2016 në zonën e Manzës, në Durrës.
Autori i dyshuar ka deklaruar se e ka kryer vrasjen, duke e goditur me sende të forta, për shkak se viktima ishte i alkoolizuar dhe keqtrajtonte nënën e autorit (bashkëshorten e viktimës).
Dy ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë së Durrësit u ndaluan tre anëtarët e familjes Djaloshi, konkretisht bashkëshortja dhe dy djemtë e viktimës. Prokuroria e Durrësit krijoi dyshime se autori i vrasjes së Miroshit gjendej mes familjarëve. Kjo pistë u forcua nga fakti se, gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se viktima nuk kishte probleme me persona jashtë familjes. Ndërsa, brenda familjes anëtarët kishin konflikte të vazhdueshme për shkak se Mirosh Djaloshi shkonte shpesh në shtëpi në gjendje të dehur.

Dinamika e ngjarjes sipas Prokurorisë së Durrësit


mirosh djaloshi, vendi vrasjesMë datë 18. 03. 2016, ora 07.00  në fshatin Shkallë, në rrugën që të çon për në hyrje të oborrit të banesës së tij, është gjetur i vrarë shtetasi Mirosh Djaloshi. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, pranë portës kryesore të oborrit të banesës së tij, rreth orës 05.45 nga djali i tij Arban Djaloshi. Nga këqyrja e kufomës rezulton se viktima ka dy dëmtime në pjesën e kafkës së kokës dhe se koha e vdekjes së tij ka qenë rreth 10 orë nga koha e kryerjes së këqyrjes së kufomës.
Menjëherë pas marrjes së informacionit për këtë ngjarje janë kryer veprimet e para hetimore, si këqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e dëshmitarëve okularë, pyetja e të dëmtuarve, këqyrje dhe marrja e provave materiale etj, nga ku ka rezultuar se:
Nga deklarimet e familjarëve të viktimës ka rezultuar se viktima Mirosh Djaloshi ka qenë përdorues i pijeve alkoolike. Më datë 17. 03. 2016, ai ka konsumuar alkool në banesën e tij dhe në lokale të fshatit. Është kthyer përsëri në banesën e tij dhe rreth orës 19.00 ka dalë nga banesa, duke u thënë pjesëtarëve të familjes që po dilte. Viktima nuk u ka treguar se ku do të shkonte dhe telefonin e kishte lënë në banesën e tij.
Rreth orës 05.30, bashkëshortja e tij, B. Djaloshi, pasi nuk e ka parë në banese ka zgjuar djalin e saj, Arbanin, duke i thënë që babai nuk kishte ardhur në shtëpi dhe të dilte për të parë se ku ishte. Pasi Arbani është çuar, ka dalë për të kërkuar dhe e ka parë të shtrirë në afërsi të portës babanë e tij të gjakosur në kokë. Menjëherë ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij, ku i ka treguar për babanë.
Po kështu, nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se viktima nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë shtetas, por ka qenë konsumator i pijeve alkoolike.
Nga të dhënat e marra në rrugë operative, dyshohet se viktima ka pasur konflikte me pjesëtarët e familjes së tij dhe konkretisht me bashkëshorten e me djalin e madh, Arban Djaloshi, për shkak të pijes alkoolike që ai konsumonte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY