Deputeti i PS-së ka vijuar edhe në mbrëmje polemikën em kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ai nuk jep shpjegime për mesazhin e publikuar nga Basha por kërkon sqarime për një takim të deputetit Flamur Noka kryer në vitin 1991.
“Lulëzim! Ky demokrati yt i orëve të para që paska drejtuar revoltën e studentëve ushtarak kundër diktaturës dhe s’ka kurajo të thotë as emrin, ose më ka ngatërruar mua me Bujar Nishanin ose të ngatërron ty qëllimisht në këtë histori me të cilën ti nuk ke lidhje! Po unë s’kam punë me këtë tipin pa emër, po me një emër të përveçëm dhe të njohur nga të gjithë: Flamur Noka!
Pse nuk përgjigjesh për fshehjen që Flamur Noka i ka bërë bashkëbisedimeve të faktuara me oficerët e UDB-së kur është ndaluar në vitin 1991?!
Pse i dredhon përballjes me një fakt konkret që implikon rëndë një deputet të PD-së në shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit?!
Pse replikon me të shara e me letra anonime ndërkohë që je i dyshuar publikisht tanimë si një marifetçi i madh dhe i papërgjegjshëm që u rrokanise kokën shqiptarëve e ndërkombëtarëve për 19 kriminelet imagjinare të PS në Parlament?!
Mirë nuk gjete jo 19, po asnjë, sepse nuk kishe ku i gjeje, pasi s’ka të tillë, po të paktën përgjigju për Flamur Nokën…”, shkruan ndër të tjetra deputeti dhe sekretari digjital i PS, Alfred Peza.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/