Iframe
Image Gallery Ekzekutohet në Itali me pistoletë, një shqiptar 40 vjeçar, babai i tre fëmijëve, e që priste të katërtin, pasi kishte gruan shtatzënë. Ngjarja ka ndodhur në Rimini në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia italiane.
Sipas të dhënave të para mësohet se vitkima u identifikua si Petrit Nikolli me profesion zejtar e rezident prej disa kohësh në Itali. Ai u vra rreth orës 23.00 të një nate më parë në lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri spiaggia” .
Dyshohet se para ngjarjes po debatonte me disa persona të tjerë. Ka qenë një person që e ka qëlluar e më pas u largua me shpejtësi. Policia ka nisur hetimet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/