Letra e burrit
“Kam lidhje me një vajzë sa gjysma e moshës sime dhe seksi me të është fantastik…në ndryshim nga ai me bashkëshorten. Unë jam 43 vjeç dhe kam shumë vite i martuar me bashkëshorten time por nuk kemi fëmijë. Prej disa vitesh ne jemi bërë më shumë si shokë sesa si çift sepse ajo e ka lënë veten shumë pas dore dhe jeta jonë intime është shumë e vakët… Pranë punës sime është një dyqan i lirë peshku në të cilin punon një vajzë shumë simpatike. Nuk kam guxuar asnjëherë ta ngacmoj apo t’i flas për diçka më tepër mes nesh sepse s’kam menduar që një vajzë e re do të m’i hedhë mua sytë. Por një ditë ndërsa po kthehesha nga puna e takova rrugës dhe kështu ecëm bashkë…kjo që u përsërit për ditë me radhë deri sa pas një farë kohe ajo më ftoi në shtëpinë e saj. Përfunduam duke bërë seks dhe kështu nisëm një lidhje të fshehtë. Tan i unë jam dashuruar pas saj dhe ajo pas meje, madje më ka kërkuar që të filloj të jetoj me të. Edhe unë e dua këtë gjë por nuk dua që ta lëndoj bashkëshorten time me ndarjen tonë. Dua të gjej një mënyrë të lehtë për t’ia thënë pa e lënduar por nuk di si?!”
Përgjigjja e psikologes
“Seksi me një vajzë të re sigurisht që është shumë interesant për ty, por a ke menduar se deri ku mund të arrijë kjo lidhje me një vajzë 20 vjet më të vogël?! Dhe sa për bashkëshorten…nuk ka asnjë mënyrë që të mos e lëndosh duke i thënë se do të ndahesh. Unë do të këshilloja që si fillim të siguroheshe për ndjenjat dhe të ardhmen që mund të kesh me të dashurën e re, e më pas të vendosje nëse ia vlen apo jo ta hedhësh poshtë martesën tënde.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/