Pukë, identifikohen dhe arrestohen dy tritolvënësit e dyshuar të HEC-it të Gjegjanit

Pukë, identifikohen dhe arrestohen dy tritolvënësit e dyshuar të HEC-it të Gjegjanit

59
0
Shares

Identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive, një ditë më parë në HEC-in e Gjegjanit, në Pukë.
Burimet zyrtare të drejtorisë vendore ët Policisë së Shkodrës, bënë të ditur se, nga Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, u arrestuan në flagrancë 2 (dy) persona gjeneralitetet e të cilëve për arsye hetimi nuk jepen, për veprën penale, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv kryer në bashkëpunim”.
Të njëjta burime saktësojnë se, më datën 25. 05. 2016, në fshatin Gjegjan Pukë, në HEC-in privat të shtetasit me iniciale S. L., është vendosur lëndë eksplozive, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale të cilat janë të konsiderueshme. HEC-i që nga data 01. 05. 2016 nuk ka qenë në gjendje pune. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të ndryshme të cilat do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me banorë të zonës për shkak të shfrytëzimit të “UJIT” i cili shërben për vënien në punë të HEC-it, por edhe për nevoja të  ujitjes së tokave bujqësore nga banorët e zonës.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale të parashikuara nga nenet: 152/2, 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY