Një foshnje e porsalindur është gjetur i varrosur për së gjalli. Djali i vogël është goditur me thikë 14 herë më pas është hedhur në një gropë 20 cm.
Foshnja, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u gjet i varrosur në një fushë në provincës Khon Kaen në Tajlandë, në shkurt të këtij viti.
Ka qenë 53-vjeçarja Kachit Krongyut, e cila ka gjetur foshnjën. Ajo po kulloste lopët e saj kur kishte dëgjuar zërin e vogëlushit. Pas kësaj ajo vuri re se një gropë ishte hapur. 53-vjeçari nisi të gërmojë dhe pa këmbët e fëmijës. Ajo e ka çuar menjëherë në spital.
Sipas “The Mirror”, mjekët e spitalit “Wangyai”, në Tajlandë thanë se fëmija kishte shenja të abuzimit fizik dhe se ishte goditur disa herë me thikë.
Mirëpo, mrekullitë ekzistojnë, pasi tashmë vogëlushi e ka marrë veten. Ai është fotografuar duke buzëqeshur dhe duke luajtur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/