KANABISI PUSHTON JUGUN/ Asgjesohen 3776 rrënj në Vlorë dhe Gjirokastër, dy...

KANABISI PUSHTON JUGUN/ Asgjesohen 3776 rrënj në Vlorë dhe Gjirokastër, dy në pranga

67
0
Shares

Zbulohet dhe asgjesohet lumë kanabisi në jug të vendit. Policia e Gjirokastrës ka asgjesuar 2100 bimë kanabisi, ndërsa ka arrestuar në flagrancë dy persona, të dyshuar si kultivues të tyre.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në vendin e quajtur ” Manastiri i Drenovës” ,në fshatin “Mingul”, në Njësinë Administrative Lunxhëri, Gjirokastër janë kultivuar bimë narkotike, u be e mundur attestimi në flagrancë i dy shtetasve Gjergji Kapo, 50 vjeç dhe Redjan Duro , 30 vjeç, të dy banues në Gjirokastër”.

Dy të arrestuarit në bashëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar bimët e kanabisit në një parcelë në fshatin “Mingul”. Lartësia e tyre varionte nga 5-10 cm.

2.100 bimët e kanabisit u asgjesuan me anë të djegies.Materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Vlorë, asgjesohen1.676 rrënjë bimë kanabis

Ndërkohë në Vlorë, policia ka zbuluar dhe asgjësuar 11 parcela me rreth 1.676 rrënjë bimë narkotike kanabis të mbjella në 4 fshatra.

Bimët narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronar, nëpër thellësitë e pyjeve, anës lumit Shushicë, si dhe nëpër përrenj të vegjël, pranë këtyre fshatrave.

Lartësia e tyre varionte deri në 25 cm. Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Kropisht-Vlorë, 4 parcela=650 rrënjë,

Markat-Sarandë, 4 parcela=445 rrënjë,

Risili-Vlorë, 1 parcelë=296 rrënjë,

Shkozë-Vlorë, 2 parcela=285 rrënjë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY