Itali, vrasja e Nikollit, identifikon autorët e krimit. Ja kush janë

Itali, vrasja e Nikollit, identifikon autorët e krimit. Ja kush janë

66
0
Shares

Pasi e qëlluan me një plumb pistoletë në qafë, ata u kthyen në Milano ku edhe jetojnë. Disa orë më pas karabinierët arrestuan Lek Preçin, 55 vjeç, Altin Preçi 26 vjeç dhe Edmond Preçi, 25 vjeç.

Asnjëri prej të treve nuk ka precedent të mëparshëm kriminal. Ata ishin integruar shumë mirë duke qenë dhe drejtues të një biznesi familjar.

Një prej djemve të biznesmenit qëlloi mbi Petrit Nikollin, pas një konflikt. 40-vjeçari i cili punonte si hidraulik ishte xhaxhai i bashkëshortes së Edmondit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Nikolli kishte marrë mbesën e tij nga shtëpia e burrit pasi prej kohësh kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga bashkëshorti.

Për këtë arsye tre meshkujt e familjes Preçi, për të ruajtur “nderin” e familjes pa e menduar dy herë morën makinën dhe u nisën për në Rimini.

Sipas dëshmitarëve, autori i vrasjes është babai i dy djemve. Armën ai e kishte gjetur vetëm pak orë para ngjarjes. Biznesmeni dhe dy djemtë gjatë marrjes në pyetje nga policia kanë pranuar vrasjen e Petrit Nikollit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY