Gjakmarrja, ky ishte motivi i vrasjes së 45-vjeçarit, Petrit Nikolli në Rimini të Italisë. Sipas mediave italiane që citojnë burime pranë hetimeve kjo është pista kryesore ku janë përqëndruar investiguesit në Rimini.
“Vrasja është e njëjtë me atë që parashikon kanuni, pasi nderi shlyhet me gjak”, shkruan “Newsrimini.it. Shqiptari raportohet të jetë vrarë rreth mesnatës pas një debati me 3 persona të tjerë.
Sipas dëshmitarëve të rastit Nikolli është vrarë me një armë gjysmë-automatike pas shpine.
Shqiptari 45-vjeçar la pas gruan e cila ishte në muajt e fundit të shtatzënisë, me 3 fëmijë me e madhja nga të cilët ishte 15 vjeç.
Ndërkohë, sipas agjencisë së lajmeve Ansa, autorët e vrasjes janë arrestuar në Milano në bashkëpunim me policinë e Riminit.
Për më shumë mund të ndiqni e lexoni edhe …
VIDEO & FOTO GALERI/ Itali, ekzekutohet me pistoletë, priste fëmijën e katërt
/web/VIDEO_FOTO_GALERI_Itali_ekzekutohet_me_pistolete_priste_femijen_e_katert_19548_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/