DEBATET/ Seanca fillon e ndërpritet sërish, shkak zënka Ruçi – Berisha

DEBATET/ Seanca fillon e ndërpritet sërish, shkak zënka Ruçi – Berisha

70
0
Shares

Seanca parlamentare ka rifilluar, por vetëm për pak minuta, pasi debati i nisur në ndërprerjen e mëparshme të saj, ka vazhduar midis Gramoz Rucit e Sali Berishës.
Shkak ka qenë, kërkesa e Rucit për të marrë fjalën, ndërkohë, që në foltore ishte Berisha, për të vazhduar fjalën e tij, pas rifillimit të seancës.

Debatet


Gramoz Ruçi: Dua unë fjalën për procedurë, se kërkova unë pushim për ndërprerjen e seancës.
Sali Berisha: Fjalën do e marrësh kur të mbarojë unë, se e kisha unë fjalën.
Shpëtim Idrizi: Unë e hapa seancën, ju (Gramoz Ruçi) nuk kërkuat fjalën. Kur ia dhashë atë Berishës, ju atëherë kërkuat fjalën.
Shpëtim Idrizi: me kërkesë të grupit të PS, ndërpresim seancën për dy minuta.

Deklarata e Sali Berishës jashtë Kuvendit

“Siç e shihni këta vetëm parlament nuk pranojnë, nuk pranojnë fjalën në parlament. Sot është një ditë e tmerrshme për ta. Sepse sot parlamenti përcakton një numër vrasësish, trafikantësh, prostitucioni. Këta bëjnë gjithçka për të maskuar këtë akt të pashembullt. Nuk ka më kriminel se sa ai ose ajo që fut vrasësin në tempullin e  parlamentit. Çfarë janë vëllezërit Frroku? Mos u ngutni për të bërë vlerësim, sepse në rrafshin cilësor, vrasësi është vrasës. A janë tre 10 apo shtatë ata janë vrasës. Rama është njeri antikombëtar, i tha ambasadorit që ata kriminelë ja kam marrë Sali Berishës. Se ata veriorët kështu qeverisin. Unë ja mora Berishës ata tha, për të fituar në ato zona”.

Po për problemin me formularin e zotit Noka?
Për zotin Noka? Po cfarë ligjin e arratisjes së Ramiz Alisë merrni për bazë ju? Me ligjin e arratisjes, kini parasysh, kur u vu pluralizmi të rinjtë menduan se mund të ikin. Ramiz Alia nga maji 1990 kishte hequr ligjin per arratisjen, por ne 11 dhjetor ekzekutoi tre shqiptare ne kuf me Greqine, kurse ne lumin Buna 4 shqiptare se arratiseshin. Flamur Noka ka shpëtuar mirë se s’ka marrë ndonjë plumb ne ate kohe, se nuk do ishte gjallë sot, nëse keta quajne dënime të kohës së diktaturës kjo është puna e tyre.

Zoti Berisha, datën e lindjes e keni ndryshuar? Ka akuza se e keni bër për të qenë më afër me atë të diktatorit?
Atë që i bëra diktatorit ata nuk e falin dot kurrë, unë bëj fjalë për ndryshime që fshehin dosje, po ai është teknikalitet pa asnjë vlerë. Ka qenë një gabim për arsye krejtësisht teknike,

Lidhet me mandatin tuaj?
Kjo se kur ka ndodhur nuk e mbaj mend, po të hyj për ta gjetur e mbaj.

Po edhe Roshi nuk e mbante mend pse e dënuan?
Të krahasosh të pakrahasueshmen është të bësh avokatinë e krimit,. nuk e kam deklaruar se nuk futet në kërkesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY