A paralajmëroi Mimoza Hafizi krijimin e një partie të re nga Ben...

A paralajmëroi Mimoza Hafizi krijimin e një partie të re nga Ben Blushi…?!

65
0
Shares

“Ndryshimi i sistemit do të vijë nga partitë e reja që do të krijohen”, u shpreh Mimoza Hafizi sot në Kuvend.
Kjo deklaratë, e bërë në kontekstin e kërkesës për kandidimi të së më shumë grave si deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, është edhe një sinjal për një parti të re të mundshme dhe të përfolur, që pritet të krijohet nga Ben Blsuhi, mbështetës i të cilit është edhe deputetja Mimoza Hafizi.
Duke përmendur eksperiencat e kaluara, Mimoza Hafizi vlerësoi faktin se u shtua numri i grave në këshillat bashkiakë, falë rritjes së kuotave gjinore. Por situate është ende e rëndë tha Hafizi e cila  fajësoi për situatën, mënyrën si janë organizuar partitë politike shqiptare.
“Shteti aktual po tregon se ka shumë arriviste, servile, zhvatëse e të korruptuara edhe ndër gra. Këto dukuri nuk i kuron dot rritja e pranisë së grave në politikë. Nuk e kuron as depërtimin e oligarkisë në kupolën e shtetit. Këto dukuri janë produkte të sistemit politik që kemi ngritur, të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të partive tona politike e të shtetit për rrjedhim. Ai mund të ndryshojë vetëm nëse ky sistem ndryshon, përmes forcash të reja politike që kërkojnë të ndërtohen ndryshe”, u shpreh midis të tjerave deputetja socialiste Mimoza Hafizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY