Pasi ka dëgjuar historitë e tmerrshme që ndodhnin në Jetimoren e Shkodrës, Natasha Bajrami, nëna e 12 fëmijëve, kërkon të marrë tri vajzat e saj.
“Dua t’i marr në shtëpi tre vajzat e mia, nuk i lë më asnjë ditë këtu”, shprehet ajo, duke akuzuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale.
“I solla vajzat këtu, pasi kjo ministri më premtoi strehim, por nuk më tha kurrë shtëpi”, shprehet ajo në një intervistë për televizion lokal “Star Plus” të Shkodrës.
“Më mirë të jetojnë në barake sesa të torturohen atje (Jetimore).
Vajzat e saj 7, 11 dhe 12 vjeçe i kërkojnë nënës së saj që t’i marrë nga shtëpia e fëmijës.
“Edhe bukë thatë të hamë vetëm na merr më thonë”, tregoi, por drejtori i Jetimores nuk e lejon.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/