Dy djem të moshës 17 dhe 23 vjeç janë gjendur të pajetë, pasi janë shtypur nga një tren. Tragjedia sipas mediave italiane mësohet se ka ndodhur pranë Legnano, në afërsi Milanos, ku trupat e dy djemve, të dy të lindur në Shqipëri, nuk janë zbuluar deri mëngjesin e sotëm.
Incidenti, sipas të përditshmes ‘La Repubblica’, ka ndodhur natën e kaluar, edhe pse trupat e dy djemve të pajetë, janë gjetur vetëm këtë mëngjes nga shoferi i një treni në Milano.Ajo përjashton hipotezën e vetëvrasjes.
Trupat e dy të rinjve pritur tu nënshtrohen autopsisë për të hedhur kështu dritë mbi ngjarjen, nëse ata kanë qenë apo jo në efekt alkooli apo lëndësh narkotike. Pranë trupave të tyre janë gjetur edhe dokumentet e identifikimit.
Hetimi, sipas prokurorit të çështjes do të jetë paska i vështirë për të zbardhur të vërtetën pasi në këtë zonë mes Legnano dhe San Giorgio nuk ka patur kamera të sigurisë që mund të kenë filmuar dhe të ndihmojnë kështu zbardhjen e tragjedisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/