Teksa filozofia e qeverisë për shtrëngimin fiskal po aplikohet për sektorët jetikë të vendit, shpenzimet për funksionet e argëtimit dhe kulturës edhe pse simbolike kanë pësuar rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit. Shpenzimet për argëtim sa 14 % e atyre për shëndetësi…
Qeveria e ka shtrënguar se tepërmi stimulin fiskal në ekonomi teksa shihet se shpenzimet buxhetore për funksionet themelore kanë pësuar rënie të përgjithshme me 8 % në tremujorin e parë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shpenzimet për shërbimet publike kanë rënë me 9.4 %, për mbrojtjen kanë rënë me 38 %, për çështjet ekonomike rënia është -68 %, për shërbimet e strehimit me mbi 8 %.
Me rritje kanë vijuar shpenzimet për argëtimin dhe kulturën, të cilat u zgjeruan me 62 për qind në tremujorin e parë. Në vlerë absolute shpenzimet për argëtim ishin 8.5 milionë euro. Rritja shumë e lartë e tyre ka bërë që ato të arrijnë në 14 % të shumës që qeveria ka shpenzuar për shëndetësinë për tre muajt e parë të vitit.
Shpenzimet për arsimin pothuajse vijojnë në të njëjtat kuota të një viti më parë dhe ato për shëndetësinë janë rritur me 6.7 %. Gjithashtu shpenzimet për mbrojtjen sociale janë në vend numëro.
Politika fiskale po hyn në vitin e tretë të konsolidimit të fortë fiskal. Nga krahu i të ardhurave ka vijuar rritja e barrës fiskale për tatim-fitimin dhe tatimin mbi dividentin nga 10 për qind në 15 për qind, teksa tatimi mbi pagat arrin 23 % mbi te lartat, nga 10 për qind që ishte më parë.
Përveç rritjes së taksave qeveria ka rritur presionin te bizneset në kuadër të një nisme për formalizimin e ekonomisë. Por një politikë akoma më e shtrënguar po ndiqet edhe në krahun shpenzimeve publike.
Shpenzimet për investimeve kapitale po ulen vit pas viti dhe financimet për arsimin dhe shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale kanë shënuar rënie në raport me Prodhimin e Brëndshëm Bruto. /monitor/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/