Rikthehet Fatos Nano, dy mesazhe për Edi Ramën

Rikthehet Fatos Nano, dy mesazhe për Edi Ramën

101
0
Shares

Fatos Nano është “rikthyer” në debatin politik shqiptar. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ai ka komentuar italisht, shkrimin e gazetarit Artur Zheji, të bërë publik sot, “Përse kryeministri adhuron të Fortët dhe Berishën”.
Nëpërmjet statusit, të tij Fatos Nano përcjell dy mesazhe.
Duke marrë shkas nga një pohim i Artur Zhejit në shkrimin e tij, Fatos Nano “e korrigjon” atë, kur thotë se më së shumti atë (Ramën), duhet ta kenë frikë miqtë dhe ish-miqtë, se sa armiqtë, ai, Fatos Nano, komenton se si ish-mik, nuk është nga ata, që e ka frikë Ramën!
Mesazhi i dytë që Nano, nënvizon dhe se nuk e mendonte kurrë, ka të bëjë me atë që ai, Rama, të ish kaq i zoti, për tu vetëshkatrruar…

Postimi i plotë i Fatos Nanos

fatos-nano-koment“Shkëlqyer Artur! E ke tejkaluar edhe si piktor, ai nuk do të ishte i zoti, të bënte një autoportret më të mirë, se ky që ke vizatuar ti!
Me përjashtim, të asaj që lidhet me ish-miqtë: Unë, (si ish mik) nuk e kam frikë (Ramën)!
Ndoshta ai, është i paaftë të bëjë një autoportet, por është shumë i zoti, për tu vetëshkatrruar! Dhe kjo është arsyeja sepse unë po e le të qetë… për tu vetëshkatruar nga vetvetja!
Sepse kësaj, ai ja del mrekullisht!
Askush nuk do të mund të mendonte, që ai, do ta bënte (vetëshkatrrimin e tij), kaq shpejt!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY