RENEA në kërkim të vrasësve të Elton Çiços, “kreh” fshatrat e Tepelenës...

RENEA në kërkim të vrasësve të Elton Çiços, “kreh” fshatrat e Tepelenës dhe Vlorës

166
0
Shares

Jani Alia dhe Renato Milloshi, dy personat e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ekzekutimit të Elton Çiços, dyshohet se janë fshehur në Malësinë e Tepelenës, saktësisht në dy fshatra në kufij me Vlorën.
Për këtë arsye, një njësi e Repartit RENEA, e cila është e specializuar në identifikimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të kërkuarve për vepra të rënda kriminale, prej disa ditësh është zhvendosur në Tepelenë dhe Vlorë.
Paralelisht mësohet se, nga ana e grupit hetimor, që kryesohet nga Zzëvendësdrejtori i Krimeve të Rënda, po vlerësohen disa informacione të mbërritura nga qytetarët, pas deklaratës për media të policisë.
Jani Alia, 39 vjeç nga Tepelena, mbrëmjen e 1 majit, rreth orës 22:10, ekzekutoi 36-vjeçarin Elton Çiço, në shoqërinë e 3 personave. Alia u ndihmua nga Renato Milloshi, 36 vjeç, nga Berati, banues në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY