Për 4 ditë Tirana do të jetë e blindur për shkak të “Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të Natos”. Në Shqipëri do të organizohet për herë të parë ky takim dhe për këtë arsye Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë marrë masa ekstreme për të siguruar mbarëvajtjen e takimit ku do të marrin pjesë më shumë se 470 personalitete.
Ja rrugët që bllokohen
Duke filluar nga ora 06:00 e datës 27.05.2016 deri më datë 31.05.2016, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pasi do të bllokohen rrugët:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Nënë Tereza”
– Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin”
– Rruga Lekë Dugagjini, nga Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin” deri tek Sheshi “Italia”
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali II”
– Sheshi “Italia”, Rruga përball Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”
– Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” nuk do të funksionoi gjatë ditëve të këtij Sesioni.
Gjithashtu njoftojmë të gjithë kalimtarët se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve për rreth Pallatit të Kongreseve. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimit të këtij Sesioni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/