KËSHILLË!/ Retorika e “shëndetësisë falas” vazhdon, por po shkuat te “Ushtaraku” merrni...

KËSHILLË!/ Retorika e “shëndetësisë falas” vazhdon, por po shkuat te “Ushtaraku” merrni ilaçet me vete

68
0
Shares

Të gjitha operacionet e planifikuara për t’u kryer ditën e djeshme pranë Spitalit Universitar të Traumës (ish-spitali Ushtarak) janë anuluar. Shkak është bërë mungesa e dy medikamenteve për kryerjen e anestezisë, pa të cilat është e pamundur që pacienti të futet në sallë. Prozerina dhe atropina janë dy ilaçet e domosdoshme që munguan e që “përcollën” në shtëpi rreth 20 të sëmurë, që duhej t’u ishin nënshtruar ndërhyrjeve.
Bluzat e bardha të këtij spitali, thanë për “Gazeta Shqiptare” se mungesa filloi të ndihej një ditë më parë, kur një pjesë e ndërhyrjeve nuk u krye, ndërkohë që edhe më herët është dhënë alarmi se këto dy ilaçe janë drejt përfundimit. Nga ana tjetër, mjekët anestezistë shpjegojnë se këto dy medikamente nuk mund të blihen në treg të lirë, pra pacientët apo familjarët nuk kanë asnjë mënyrë alternative për t’i siguruar. Po ashtu, ata thonë se prozerina e atropina nuk kanë zëvendësues të tjerë.
“Janë preparate të domosdoshme në bllokun operator. Nuk mund të blihen në treg të lirë dhe nuk kanë zëvendësues”, tha një anestezist.

Drejtoria
Ndërkaq, drejtoi i SUT-së, Gjovalin Bushi sqaroi se këto medikamente mungojnë në disa spitale në vend, por për institucionin që ai drejton furnizimi nuk do të vononte.
“Tenderin e bën ministria. Jemi lidhur me të, por nuk mungojnë vetëm këtu te ne, por në shumicën e spitaleve. Megjithatë, ne jemi lidhur me një procedurë të shkurtër dhe ka mundësi t’i marrim sot (dje) ilaçet që mungojnë. Kam një muaj që kam shkuar vetë nëpër spitale të tjera, për të manovruar, sepse e ka një spital, na e japin ne, kemi ne ua japim të tjerëve, dhe kjo është normale, në mënyrë që të kryhen ndërhyrjet”, u shpreh Bushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY