Letra e gruas
“E dashur psikologe… Kam ngecur në një udhëkryq e nuk di më se si të dal. Unë jam 29 vjeçe dhe jam e martuar pre 11 vitesh, e nga kjo martesë kam një djalë 6 vjeç. Unë dhe bashkëshorti im kemi shumë kohë që nuk shkojmë mirë me njëritjetrin dhe unë kam filluar të mos ndjej më dashuri për të. Kam tentuar disa herë të ndahem por sa herë ia kam shprehur ai më ka bërë të ndihem fajtore dhe të mendoj se sa dëm do t’i bëj tim biri. Kjo ka qenë arsyeja që unë e kam shtyrë ndarjen dhe jam mbyllur në vetvete… Para një viti vendosa që të merresha me një lloj aktiviteti fizik për të çliruar veten nga stresi dhe mërzia. Zgjodha që të shkoja të notoja për disa orë në darkë, kur im biri flinte gjumë. Në pishinën që shkoja sigurisht kishte edhe persona të tjerë. Një ditë një djalë rreth të 30ve me shtynë pa dashje dhe më pas më kërkon falje. Ai ishte shumë i bukur dhe të gjitha femrat që ishin aty e kishin qejf. Pasi filluam të flisnim pak ai më ftoi për të pirë diçka në mënyrë që të shlyente ‘dëmin’ që më shkaktoi. Pranova dhe shkuam në një lokal. Nuk vonoi dhe ai më ftoi në apartamentin e tij e pasi shkuam bëmë seks…ishte më i mrekullueshmi që kisha përjetuar ndonjëherë. Kështu nisi historia jonë dhe rregullisht takoheshim në apartamentin e ti pas notit. Unë kam rënë në dashuri me të dhe ai më thotë të njëjtën gjë duke më kërkuar madje që të shkoj dhe të jetoj në shtëpinë e tij dhe të krijojmë një familje. Por duket se familja është gati…unë kam zbuluar që jam shtatzënë dhe pres fëmijën e tij. Por ka një problem shumë të madh! I dashuri im nuk e di që unë jam e martuar e që kam një djalë. Ai mendon se unë jam beqare dhe jetoj në shtëpinë e prindërve të mi.
Nuk i kam thënë ende për shtatzëninë pasi nuk di se çfarë të bëj, ndërkohë që nga ana tjetër burri ka filluar të ketë dyshime pasi më pa që kisha filluar të kisha shqetësimet e shtatzënisë dhe ai e di që nuk e kam me të pasi kemi muaj të tërë që nuk bëjmë seks…”
Përgjigjja e psikologes
“Ndoshta kjo shtatzëni është një shenjë e mirë për t’i ndarë njëherë e mirë gjërat. Ti nuk e do më bashkëshortin dhe prej kohësh ke dëshiruar që të divorcohesh me të. Epo ja ku të erdhi mundësia…ndërsa sa i takon vendimit për t’i treguar të dashurit tënd martesën, fëmijën dhe priten e fëmijës së dytë… është në dorën tënde. Por duhet të jesh shumë e kujdesshme në vendimet e tua pasi bashkëjetesa me të është e panjohur për ju dhe nuk e dini se si do të shkonte raporti juaj duke marrë një hap të tillë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/