Hasan Haliaj “ia bën me dorë policisë” dhe prej dy ditësh “vazhdon...

Hasan Haliaj “ia bën me dorë policisë” dhe prej dy ditësh “vazhdon jetën” në arrati

134
0
Shares

Hasan Halilaj, ish-kryebashkiaku i Kukësit, “ia bën me dorë” policisë dhe prej dy ditësh “vazhdon jetën” në arrati.
Policia e Kukësit të martën shkoi të ekzekutonte urdhrin e arrestimit, por nuk e gjeti në shtëpinë e tij, vetëm pak metra larg drejtorisë së Policisë. Katër makina qëndruan aty për disa orë, por familjarët i thanë shefit të policisë se nuk kanë asnjë dijeni ku ndodhej Halilaj dhe se në kontaktin e fundit që ata kishin pasur, ai ndodhej në Tiranë për çështje pune.
Nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, Hasan Halilaj u padit nga drejtuesit e rinj të bashkisë në datën 14 shtator 2015, për abuzim me fondet publike dhe financim të paligjshëm të futboll klub Kukësin dhe transferim të aksioneve e tij. Tre muaj më vonë, me 16 dhjetor 2015, bashkia e re e Kukësit bëri kallëzimin e dytë penal ndaj ish-kryebashkiakut për mos pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të punonjësve të bashkisë në një periudhe 4 vjeçare, një vlere e cila kalonte 1 milion euro me gjobat dhe kamatëvonesat.
Që nga kallëzimi i parë e i dyte, prokuroria e Kukësit zhvilloi hetimet përkatëse derisa i kërkoi gjykatës së Kukësit arrestin me burg. Tre ish zyrtarët e tjerë u vunë në pranga menjëherë.
Hasan Halilaj erdhi në krye të bashkisë Kukës në vitin 2007, si përfaqësues i Partisë Demokratike, parti të cilën e drejtoi në mesin e viteve 2000.  Mandatin e dyte po nën siglën e PD e mori ne 2011, por në maj të vitit 2013, në kulmin e fushatës zgjedhore parlamentare Hasan Halilaj hoqi dorë nga PD duke deklaruar anëtarësimin e tij në Lëvizjen Socialiste për Integrim, nën siglën e së cilës kandidoi për mandatin e tretë të kryebashkiakut, por që humbi me më shume se 3300 vota ndaj kryetarit të sotëm të bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.
Hasan Halilaj është një tjetër përfaqësues i LSI që pritet të arrestohet. Pas rasteve në Lushnjë, të ish-drejtoreshës se Arsimit Luiza Tabaku, ish-shefit të emergjencave po në Lushnjë, apo rastit të zyrtarëve të tjerë të lartë, që përfaqësonin LSI në Korçë, Elbasan, Dropull, apo dhe në ndonjë qytet, ish-kryebashkiaku i Kukësit është kryqëzuar nga drejtësia me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Pas Klement Balilit i shpallur në kërkim ndërkombëtare për trafik droge, edhe Halilaj ka arritur të zhduket.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY