Quhet Frederiku i Madh, është një hamshor i jashtëzakonshëm që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë e kanë cilësuar si kali më i bukur në botë.
E ka marrë emrin nga Princi i Prusisë, Frederiku II, i mbiquajtur edhe i Madhërishmi, që mbretëroi nga 1740 në 1786. Kali ka një strukturë muskulore mbresëlënëse dhe një krifë të zezë mjaft të bukur.
Ai është në pronësi të Pinnacle Friesians dhe gjendet në malet Ozark në SHBA.
Me një adresë në Facebook që i kalon 12500 ndjekës dhe një blog me emrin e tij, hamshori i mrekullueshëm ka fituar një famë të madhe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/