Ka pasur fund tragjik kosovari 44-vjeçar Naser Pacolli. Përpjekja e emergjencës për ta kthyer në jetë ka qenë e kotë, teksa Pacolli ka vdekur pas rënies nga kati i katërt i një ndërtese.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë fundjavë në Sheshin e Republikës, në një prej rrugëve më të frekuentuara të Stambollit, raporton KTV.
Raportet e para flisnin për një vetëvrasje të mundshme, por historia e kosovarit duket të jetë e errët.
Sipas informacioneve të CNN Turk, në ngjarje janë të përfshirë dy shtetas turq, Mehmet A dhe Yunus D. Ata besohet se ia kanë dhënë Pacollit si huazim 100.000 lira turke, ose 30.000 euro, për të kryer një tregti me drogë. Por, policia greke ia ka zënë drogën Pacollit, duke mos e lejuar kalimin në Turqi. Pasi ka mbërritur në Stamboll, dy shtetasit turq e kanë takuar Pacollin dhe e kanë izoluar në një dhomë. Në përpjekje për të ikur nga një ndërtesë tjetër, ai ka rënë nga kati i katërt, duke e gjetur vdekjen. Rënia e tij është incizuar nga kamerat e sigurisë së ndërtesës përballë, por pamjet nuk janë bërë publike.
Mehmet A dhe Yunus D janë arrestuar dhe akuzohen për nxitjen e vdekjes, teksa motivi kryesor në hetime mbetet përplasja për borxhin e drogës.
Naser Pacolli jetonte në Zvicër. Ai bashkëkombësve u kërkonte para që thoshte se i sillte për ndërtimin e xhamive në Kosovë, duke i mashtruar. Trupi i Pacollit, që është nga Hajvalia, është bartur në morgun më të afërt, raporton KTV.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/