Basha: PD nuk do të pranojë institucione drejtësie alla-Shullazi e alla-Kokëdhima

Basha: PD nuk do të pranojë institucione drejtësie alla-Shullazi e alla-Kokëdhima

57
0
Shares

Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë publik qëndrimin e kësaj partie për sa i përket reformës në drejtësi.
Duke shprehur gatishmërinë për miratimin e kësaj reforme, Basha u shpreh kundër kapjes së institucioneve nga politike, kundër institucioneve, sikurse u shpreh ai,”alla Shullazi, apo alla Kokëdhima”.
Këto qëndrime, kreu i PD-së i bri publike në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie.
“Prej dy orësh grupi parlamentar i PD diskutoi draftin e reformës në drejtësi të hartuar nga ekspertët tanë. Dy janë shtyllat e kësaj reforme, arkitekturën dhe vendimmarrjen. Për sa i përket vendimmarrjes, dhe propozimeve, ato janë përgjegjësi e politikës. I qëndrojmë opinioneve të ndërkombëtarëve për sa i përket vendimmarrjes. Për sa i përket arkitekturës, Vencia e thotë qartë se arkitektura është përgjegjësi e legjislatorit. PD nuk do të pranojë institucione të drejtësisë që lënë shtegun e hapur për institucione alla Shullaz,alla Kokëdhima. I kemi thënë po reformës në drejtësi jo kapjes politike të institucioneve.
Nuk mund ti bëhet presion opozitës në merr të ‘s’ka kohë’. Në se ka vullnet, mazhoranca të ulet”, u shpreh Basha.
Për kreun e PD-së, garancia për zgjedhje të lira e të ndershme, është kushti për hapjen e negociatave me BE.
“Të harroj ndokush që BE do të hap negociata pa marrë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. Prandaj PD është e angazhuar për votim të lirë dhe elektronik, për të garantuar zgjedhje të lirë e të ndershme. Në qoftë se shqiptarët nuk zgjedhin dot në mënyrë të lirë e të ndershme, nuk ka prokuror e gjyqtar që të garantojë drejtësi e ndershmëri”, u shpreh midis të tjerave Basha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY