Jani Alia
Me identifikimin e dy personave të dyshuar si vrasës të Elton Çiçës, janë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me këtë krim.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se personi që ka ekzekutuar Elton Çiçon në datën 1 Maj në një lokal në afërsi të stadiumit Dinamo është Jani Alia, nga Tepelena.
Sipas burimeve zyrtare mësohet se makina me të cilën është larguar Alia është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale nga blutë e kryeqytetit.
Ndërkaq Renato Milloshi është identifikuar si personi i cili e ka ndihmuar Aliajn, është bashkëpunëtor në krim.
Renato Milloshi
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/