Prapë skandal korrupsioni në Lushnje. Pas drejtoreshës së arsimit Liza, një tjetër drejtor ka rënë në rrjetën e Fiksit.
E kërkoj në “Google” foton e drejtorit të IMTV Dilaver Dubi, dhe më del një emër Dilaver Dubai!!! Uaaau!
Jo, jo mor “Google”, nuk ka arritur ende të bëhet të bëhet qytetar i Dubait drejtor Dubi.
Me 1 milion lekë dhe një palë perde nuk je Dubaist. Shumë, shumë je një Dumbabë.
Na turpëruat o Drejtorë!
Na turpëruat o udhëheqës: Njëri do brekë, tjetri do perde, tjetri do femra! Duan pa fund. Mijëra raste të tjera denoncohen në portalet e qeverisë Stop Korrupsionit! Dhe në fund: Sistemi monitorohet!
I vetmi ndryshim është se qeveria i ka shifrat në përpunim, ndërkohë që Fiks Fare e të tjerë TV i kalojnë drejt e në transmetim.
Në mbrëmje analistët pro dhe kundra na sqarojnë në TV-të, se çfarë është korrupsioni: evidentim apo perceptim?
U ënjtëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/