VIZITA/ Ministri i jashtëm grek në qershor në Shqipëri me një paketë...

VIZITA/ Ministri i jashtëm grek në qershor në Shqipëri me një paketë propozimesh, çështja çame nuk përfshihet

51
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Kotzia do të vizitojë Shqipërinë në fillim të muajit qershor. Sipas mediave greke, përkatësisht “Kathimerini”, ai ka një paketë propozimesh për qeverinë shqiptare me vete.
Propozimet greke i dorëzohen Tiranës në 20 vjetorin e nënshkrimit të traktatit të miqësisë nga dy vendet në vitin 1996.
Çështjet kryesore për t’u zgjidhur janë ndarja e Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ) midis Greqisë dhe Shqipërisë, problemet e pronësisë që ekzistojnë në të dy anët, si dhe mbledhja e eshtrave të rreth 11.000 ushtarëve grekë të cilët u vranë gjatë luftës italo-greke (1940-41) në territorin shqiptar. Kjo e fundit, sipas gazetës “Kathimerini”, mbetet e pazgjidhur qysh nga regjimi i kaluar pavarësisht nga fakti se raste të ngjashme (të tilla si ushtarët italianë të cilët janë në Shqipëri) janë mbyllur shumë kohë më parë.
Në paketën e propozimeve do të përfshihen edhe kërkesa për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, ku sipas gazetës gjatë muajve të fundit, pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Athina, janë shënuar shkeljet të të drejtave fetare dhe politike.
Sipas gazetës, një pikë kyçe në propozimin grek është edhe nevoja për të mbyllur këto çështje dypalëshe sa më shpejt të jetë e mundur, para fillimit të negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Athina dëshiron zgjidhje për çështjet bilaterale, në mënyrë që hyrja e Shqipërisë në BE të mos shoqërohet me problematika të mbetura pezull.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY