Gjykata e Lartë zbardhi vendimin e saj mbi dosjen “21 janari”. Ky vendim mbylli përfundimisht çështjen, duke mos pranuar rekursin e Prokurorisë kundër vendimit të Apelit për ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, dhe gardistin, Agim Llupo.
Në vendimin e shpallur në dhomë këshillimi, pas më shumë se dy viteve e gjysmë studim të dosjes, Kolegji Penal përmbylli vlerësimin e tij.
“Rekursi i paraqitur nga Prokuroria e Apelit Tiranë dhe të gjykuarit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës, nuk përmbajnë shkaqe nga ato që parashikon neni 432 i Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në vendimin e zbardhur.
Ky nen përcakton shkaqet ligjore për të cilat mund të bëhet rekurs.
Bazuar në këtë arsye, Kolegji Penal i përbërë nga Edmond Islamaj, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj, Artan Zeneli e Shkëlzen Selimi vendosin…: “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Prokuroria e Apelit Tiranë dhe të gjykuarit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës, kundër vendimit nr. 793, datë 18. 09. 2013, të Gjykatës së Apelit Tiranë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/