Vajza 12-vjeçare e dhunuar në Shkodër i shkruan Edi Ramës

Vajza 12-vjeçare e dhunuar në Shkodër i shkruan Edi Ramës

78
0
Shares

Foto Ilustruese

Njëra prej vajzave të dhunuara në jetimoren e Shkodrës i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama.
K. B., vajza 12 vjeçare që jeton së bashku me 2 motrat e saj prej shumë vitesh nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit rrëfen dhunën sistematike që është ushtruar ndaj saj dhe motrave brenda këtij institucioni.
Ajo sqaron se fëmijët më të mëdhenj i dhunonin vazhdimisht, motrat e saj dhe i çonin në një dhomë ku i rrihnin me shkopin që ishte në raft, shkruan NOA.al.
“Shkopi ishte prej hekuri dhe na rrihnin pa mëshirë. Çunat më të mëdhenj na detyronin të thoshim fjalë të pista dhe të bënim veprime që donin ata, pasi nëse nuk pranonim ata na rrihnin”, shkruan vajza.
Ajo ka deklaruar në letër se në dijeni të këtyre ngjarjeve ka qenë edhe ish drejtoresha Albana Llazani, apo siç ajo e quan zysh Albana, por që asnjëherë nuk ka reaguar.
“Kur mami na merrte në shtëpi, ne i tregonim mamit dhe mami shkonte te zysh Albana. Por ajo i thoshte se unë gënjeja dhe nuk merrte fare masa. Dhe sa ikte mami na kërcënonte të mos tregonim për çfarë ndodh në shtëpi”,  vijon rrëfimin 12 vjeçarja.
Ndër të tjera në letrën e saj drejtuar kryeministrit Edi Rama vajza 12 vjeçare kërkon të ndihmohet familja e saj dhe ajo së bashku me tre motrat të largohen nga ky institucion pasi nuk mund të durojnë më këto vuajtje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY