Ndërkohë që ende nuk është mbyllur 5-mujori i parë i 2016-s, më shumë se 90 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore në mbarë vendin.
Sipas ekspertëve, trendi në rritje është i frikshëm, duke pasur parasysh se ende nuk ka nisur sezoni turistik, që përkon me fluksin e kthimit të emigrantëve.
Në të gjithë akset në Shqipëri, autoritetet kanë konstatuar 144 “njolla të zeza”, ku sipas specialistëve, policia duhet të riorganizojë shërbimet për të parandaluar aksidentet fatale.
“Policia Rrugore duhet të bëjë përditësimin e shërbimeve qoftë në pikat e zeza dhe plan-veprimet e tyre, qoftë edhe me një kosto më të lartë me lëvizje patrulluese në pikat ‘hotspot’-e në vijueshmëri. Kjo do të sillte faktikisht edhe lëvizjen e trafikut, dhe shkelje më të vogla të përdoruesve të rrugës, shkelje të Kodit Rrugor. Në këtë këndvështrim do të ulej elementi më i rrezikshëm në vendin tonë, shpejtësia”, tha Artur Sulçe, ekspert i Sigurisë Rrugore.
Aksidentet e rënda të javëve të fundit kanë shkaktuar një luftë në distancë mes Ministrisë së Tranporteve dhe Policisë Rrugore sa i takon përgjegjësive. Megjithatë, për ekspertët është e nevojshme që për situatën e krijuar të mblidhet edhe komiteti ndërministror për sigurinë rrugore. /topchannel/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/