Policia zbulon autorët e vrasjes së Elton Ciças në Bllok

Policia zbulon autorët e vrasjes së Elton Ciças në Bllok

106
0
Shares

Policia e Tiranës ka identifikuar autorët e vrasjes së Elton Cicos në zonën e Bllokut një muaj më parë. Autorët e dyshuar janë Renato Milloshi dhe Jani Alia.

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të japin informacion për kapjen e dy autorëve të dyshuar duke vënë në dispozicion 500 mijë lekë.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me strukturat qqëndrore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e rrethit Tiranë pas një pune intensive në aspektin gjurmues dhe proçedurial kanë bërë të mundur zbulimin dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes së ndodhur në lokal “De Niro” me datë 1 maj 2016, ku mbeti i vrarë pas një atentati shtetasi Elton Çiço, person i njohur si me preçedent kriminal.Autorët e dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit Jani Naim Alia 39 vjeç lindur dhe banues në Tepelenë dhe Renato Hysni Milloshi 36 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të dy me precedent të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale”, njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY