“Nëse do mësoj se kush ishin personat që më masakruan Bledin, do marr hak, do i vras me duart e mia”. Kështu deklaron Kujtim Terpollari, babai i shqiptarit të vrarë barbarisht në Igumenicë të Greqisë, e varrosur në fshatin e lindjes pa kokë.
Në një intervistë dhënë dje për “Gazeta Shqiptare”, babai tregon mes lotësh se është i tronditur nga vrasja makabre e të birit.
Kujtim Terpollari u shpreh se e ka varrosur të birin pa kokë dhe se kjo është e tmerrshme e nuk gjen dot qetësi.
“I lutem shtetit të gjejë e të më kthejë kokën e djalit, pastaj le të vdes. Nëse do mësoj se kush ishin personat që më masakruan Bledin, do marr hak, do i vras me duart e mia”, ka thënë ai.
“Djali im nuk u vra, por u copëtua barbarisht dhe në mënyrë të pamëshirshme sikur të ishte një kriminel. Por edhe një kriminel nuk e meriton një vdekje të tillë”,shton babai.
Ai tregon se nuk kanë kaluar shumë kohë që trupit të Bledit i është bërë ceremonia mortore.
“Kam marrë ku të mundem lekë borxh për t’i bërë nderimin e fundit djalit. Jam zhytur në borxhe, 2000 euro, sepse askush nuk më ndihmoi për të sjellë trupin e tij në vendlindje. Gjithçka e kam paguar vetë. Shpirti im nuk gjen qetësi dhe shpirti i Bledit nuk gjen paqe derisa koka t’i bashkohet trupit”, thotë ai.
Dje policia greke arrestoi një 28- vjeçar shqiptar, i cili konsiderohet personi kyç për zbardhjen e vrasjes makabre të 27-vjeçarit Bledar Terpollari. Mësohet se 28-vjeçari (u shoqërua para pak ditësh si dëshmitar në ekzekutimin e Terpollarit), i cili punon si bari në fshatrat kufitare të Janinës, ditën e djeshme ka dhënë një tjetër dëshmi për hetuesit e çështjes. Sipas tij, tre shqiptarë, nën kërcënimin e armëve e kanë detyruar atë t’u tregojë se ku ndodhej stani në të cilin rrinte bashkatdhetari i tij nga fshati Backë i Skraparit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/