Gjykata Administrative nuk pranon provat e Bashkisë së Tiranës në gjyq me...

Gjykata Administrative nuk pranon provat e Bashkisë së Tiranës në gjyq me opoziten

49
0
Shares

Gjykata Administrative, ka rrëzuar kërkesat e Bashkisë së Tiranës, për të administruar në dosjen në gjykim, provat e dëmeve që protestuesit e opozitës i kanë kryer më 8 dhjetor 2015.

Pas kundërshtimit të juristëve të Partisë Demokratike, gjykata ka rrëzuar kërkesat e bashkisë, pasi të gjitha provat ishin pa vulë, të marra jashtë çdo procedur ligjore apo edhe pa identifikuar burimin e këtyre provave, si shkresore apo edhe pamjeve filmike e fotografive të ndryshme. Pas rrëzimit të këtyre provave, Gjykata ndëpreu seancën për të vazhduar me pretendimet përfundimtare pas dy javëve.

Gjykata, po shqyrton ankimin e partisë demokratike të gjobës që Bashkia e Tiranës i ka vendosur asaj për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së opozitës më 8 dhjetor 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY