Nëna e Bleona Mataj kërkon ndihmën e publikut për identifikimin e disa fotove ku pretendohet të jetë vajza e saj e zhdukur 6 vite më parë. Bukurie Veizi deklaron se një emigrant shqiptar në Londër ka pohuar se ka parë vajzën.
Ajo shprehet se në foto është vajza e saj Bleona. Sipas saj vendodhja e Bleonës është Londra. Fillimisht vajza ka qenë në Shqipëri, më pas ka kaluar në Greqi dhe prej andëj në Maqedoni.
Maqedonasi që mban aktualisht Bleonën në Londër ka kërkuar 20 mijë euro që t’i kthejë vajzën. Mbetet vetëm që Prokuroria dhe Policia të verifikojnë këto foto nëse vajza është Bleona Mata.
*
Fotot shqiptarja.com
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/