FOTO LAJM/ Ja ku hëngri dhe sa i kushtoi darka Obamës në...

FOTO LAJM/ Ja ku hëngri dhe sa i kushtoi darka Obamës në Vietnam

68
0
Shares

Thellë në zemrën e Hanoit në Vietnam, presidenti amerikan Barack Obama u ul për të ngrënë një vakt prej 6 dollarësh me shefin e njohur të kuzhinës, Anthony Bourdain. Ky i fundit njihet për dashurinë ndaj ushqimit të rrugës. Fotot e tij kanë thyer rrjetin. Ja gjashtë fakte interesante për këtë vakt.

-Askush nuk habitet nga prania e tyre

Njerëzit e pranishëm në restorant duken thellësisht të pashqetësuar nga prania e presidentit amerikan dhe një kuzhinieri me famë ndërkombëtare. “Më pëlqen se si ata pretendojnë sikur nuk e dinë kush është ulur pranë tyre,” thotë gazetarja braziliane Sofia Perpetua. Në fakt jashtë restorantit ishte një turmë që mezi përmbahej.

President Obama shakes hands with locals as he leaves the restaurant

-Ushqimi simetrik

Në meny ishte
bun cha, një ushqim vietnamez me mish derri, supë me makarona të vogla, sallatë jeshile dhe birrë vietnameze. Në median sociale kishte diskutim për mënyrën simetrike të vendosjes së ushqimit. Disa thonë se u pëlqen, të tjerë shtojnë se u duket shqetësuese.

Obama and Bourdain

-Aftësitë e presidentit me shkopinjtë

Anthony Bourdain ka vlerësuar aftësinë e presidentit për të përdorur shkopinjtë gjatë ngrënies.

Dikush shkroi se është krenar që presidenti i ka vendosur shkopinjtë siç duhet, mbi tas. Po t’i fuste brenda, do ishte fyerje.

Ndërkohë të tjerë thonë se duket sikur u ka rënë një shkop përtokë.

Obama and Bourdain

-Stola plastikë dhe birrë Hanoi

Ndër detajet e shumëkomentuara në median sociale ishte edhe interiori i restorantit.

“Stolat tanë blu plastikë, jam krenar për ty Vietnami im,” shkroi një përdorues në IG.

Të tjerë thonë se interiori është kaq i thjeshtë, për të lënë ushqimin që të jetë në qendër të vëmendjes.

Komentuesit pyesin se çfarë birre mund të kenë pirë.

“Shpresoj Bia Ha Noi,” thotë njëri.

President Obama greets people at the door as he walks out from the restaurant

-Për çfarë mund të kenë biseduar?

Një tjetër pyetje e shtruar në rrjetet sociale është se për çfarë mund të kenë biseduar.

Disa thonë se ushqimi ka qenë në qendër të vëmendjes.

Të tjerë shtojnë se mund të jetë diskutuar edhe për vendimin e Obamës për të hequr embargon e armëve të SHBA për Vietnamin.

-Për çfarë duhet kjo foto?

Obama gjeti kohë për një darkë vetëm pak orë pasi shpalli lajmin për embargon.

Të tjerë thonë se ky ishte një publicitet për programin televiziv të Bourdain.

Shtëpia e Bardhë tha se emisioni do jepet në shtator.

Pavarësisht spekulimeve, shumëkush është habitur dhe gëzuar nga kjo foto./BBC

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY