Braçe nuk i ndahet Panaritit, herë “e godet” me kastravecët-kunguj dhe herë...

Braçe nuk i ndahet Panaritit, herë “e godet” me kastravecët-kunguj dhe herë “i bie” me patate

67
0
Shares

Deputeti socialist, sërish ka sulmuar sonte ministrin e LSI, te Bujqësia.
Për kreun e Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, justifikimi i Ministrit të Bujqësisë me procedurat e BE për bllokimin e eksportit të patates është i papranueshëm.
Sipas tij në tre vite në krye të këtij institucioni, këtij problemi i duhej dhënë zgjidhje.
Në studion e lajmeve të Ora News, Braçe tha se janë më shumë se dy eksportues nga Divjaka dhe zonat përreth që kanë këtë problem dhe nuk janë miq të tij, tha ai, siç tirret muhabeti.
“Dëgjova një batutë të pakëndshme nga Ministri lidhur me pozicionin tim apo të tij në administrimin në fjalë. Kur ngre një çështje e ngre në emër të tyre, e shikoj si punojnë ata njerëz atje, janë ndër punëtorët më të vuajtur të vendit… Kanë ardhur polakët në Shqipëri jo vetëm për pataten, për pjeprin, shalqirin, brokolin, mjedrat. Kanë ardhur dhe danezët. Kanë parë si prodhohet, kanë marrë kampionet nga toka dhe produktet, kanë bërë analizat në vendet e tyre, janë kthyer mbrapsht, kanë kontraktuar prodhimin dhe në momentin kur ndodh kjo të penalizohen produktet tona se ne nuk e dimë ende apo pse ne nuk kemi certifikuar pataten, është e tepërt. Nuk pranoj që një Ministër të dalë pas tre vitesh dhe të më thotë ka ca procedura. Procedurat duhet ti kishin ndjekur dhe ne sot duhet të kishim shitur pataten. I di procedurat në BE. Jemi për të zgjidhur çdo lloj problematike dhe të hapim rrugët dhe tregjet dhe për produktet tona të asaj zone”, ishte “sulmi me patate” i Braçes sonte.
brace-1-655x356Reagimi i ashpër i deputetit socialist erdhi pas justifikimit të Ministrit të Bujqësisë me procedurat e BE për bllokimin e eksportit të patates të fermerëve të Divjakës, Lushnjës, e më gjerë.
Kreu i Bujqësisë deklaroi se analizat e laboratorëve shqiptarë njihen edhe në vendet e europiane, por për pataten kërkohet një monitorim më i gjatë pasi mbart më shumë sëmundje dhe Shqipëria aktualisht ka përmbushur vetëm gjysmën e tyre.
Ndërkohë, më herët, prej muajsh, janë të njohura sulmet e socialistit Erion Braçes ndaj ministrit LSI-së të Bujqësisë.
Më se një herë, deputeti socialist i Lushnjes, Erjon Braçe ka akuzuar sot ministrinë e Bujqësisë se drejtohet nga njerëz të paaftë dhe të ligj, militantë që kanë zëvendësuar profesionistët.
Kulmi “i zemërimit” të Erion Braçes ndaj Edmond Panaritit, arriti më pak se dy muaj më parë, kur deputeti i PS e akuzoi ministrin e LSI-së edhe për farat e mbjella për kastravecë, por që fermerëve ju dolën kunguj.
“Ministri ka vendosur në drejtorinë bujqësore një tufë të paaftësh. Të gjithë janë të LSI dhe ne nuk kemi asnjë akses atje të ndihmojmë fermerët. Njerëz që nuk bëjnë asnjë punë nga ato që janë ngarkuar të bëjnë. Ministri vjen në zonë dhe bën show para fermerëve. I thotë drejtorit rajonal pse nuk ma ke sjellë këtë shqetësim sa për sy e faqe e pastaj ikën e s’kthen kokën mbrapa. Fermerët kanë paguar me para farat, imputet dhe kimikatet që përdoren sipas nevojave. Të gjitha janë jashtë standardeve. Shpenzimet e fermerëve shkojnë dëm. Plehrat kimikë nuk japin efekt, madje në një rast flagrant, fermerët kanë blerë sasi të mëdha farash për kastravec dhe ju ka dalë kungull. Kjo është e rëndë. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë”, akuzonte Braçe, Panaritin, në fund të muajit mars të këtij viti.
brace-panariti

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY