Vrasja e Elton Çiças, bie pista e hakmarrjes për grabitjen e shtëpisë...

Vrasja e Elton Çiças, bie pista e hakmarrjes për grabitjen e shtëpisë së prindërve

92
0
Shares

Më tepër se tri javë pas vrasjes së Elton Çiçës, grupi hetimor i policisë dhe i prokurorisë që po punon për zbardhjen e vrasjes së tij, ka braktisur përfundimisht pistën që e lidh atentatin me konfliktin e grabitjes së banesës së prindërve të tij në Tepelenë.

Një fakt i tillë është konfirmuar për Report TV, nga burime të grupit të hetimit.

Sipas hetuesve, nga verifikimi informacioneve, analizimi i të dhënave që kanë të bëjnë me lëvizjen e personave të dyshuar apo me alibitë e tyre si dhe nga fakte të tjera, është konfirmuar së paku deri më tani, se vrasja e Elton Çiçës nuk është e lidhur me serialin e hakmarrjes për grabitjen e banesës së prindërve të tij në Tepelenë.

Një fakt i tillë ka bërë që policia të përqëndrohet në identifikimin e konflikteve të tjera të mundshme të tij, apo të pistave të tjera mbi vrasjen e Çiçës. Një ndër to sipas burimeve është ajo e konflikteve të mundshme që lidhen me trafikun e drogës drejt Greqisë.

Në këtë pistë sipas policisë po verifikohen disa konflikte. Elton Çiça 36 vjeç nga Tepelena, banues në Tiranë, u ekzekutua me pistoletë me mulli, mbrëmjen e 1 majit të këtij viti në ambientet e një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata” në kryeqytet.

Tri ditë pas vrasjes, policia arrestoi me akuzën e kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës, Redian Rrajën nga Nikla e Krujës me profesion mjek, si dhe Alban Trimin, oficer i komisariatit policisë nr.5 në Kamëz, ish- shefi i Antidrogës në kryeqytet.

Të dy këta persona sipas policisë kanë fshehur një armë dhe telefonin celular të Elton Çiçajt, që ai dyshohet se i kishte në një çantë që kishte me vete.

Sa i përket identifikimit të autorit të mundshëm të krimit, burime të policisë thonë se hetimet janë në rrugë të mbarë, ndonëse deri më tani nuk ka ndonjë person të dyshuar apo të identifikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY