VIDEO REPORTAZH/ Al Jazeera: Emigrantët e kampit të Idomenit kanë frikë të...

VIDEO REPORTAZH/ Al Jazeera: Emigrantët e kampit të Idomenit kanë frikë të kalojnë në Shqipëri

65
0
Shares

Në një reportazh të realizuar nga rrjeti mediatik Al-Jazeera, disa emigrantë të bllokuar në kufirin shqiptaro-grek, shprehen se hezitojnë që të vijojnë rrugëtimin e tyre përmes Shqipërisë, nga frika se mos sulmohen nga banditët. Ata thonë se kanë dëgjuar histori të ndryshme për refugjatë që janë nisur dhe më pas nuk është dëgjuar më për ta.
Ndërkohë, një përfaqësues i policisë, i quajtur Arben Jaçe, thotë se në total vetëm shtatë emigrantë janë kapur në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin.

Emigrantët e bllokuar në kufirin greko-maqedonas kanë frikë që të vijojnë udhëtimin e tyre përmes Shqipërisë me shqetësimin se mund të sulmohen nga bandat. Të paktën kështu janë shprehur vetë azil-kërkuesit gjatë një reportazhi të realizuar nga rrjeti mediatik, Al-Jazeera.
Gazetari e nis raportimin e tij nga kampi i Idomenit, ku bashkëbisedon me një refugjat i cili thotë se është përpjekur disa herë që të kalojë kufirin greko-maqedonas, por është kapur dhe është dhunuar nga forcat e ushtrisë maqedonase. Ai shton se do të provojë të njëjtën gjë edhe nga Shqipëria.
Më pas, gazetari interviston një tjetër azil-kërkues që ndodhet në një tjetër kamp të përkohshëm qëndrimi vetëm 20 kilometër larg kufirit me Shqipërinë. Refugjati thotë se emigrantët hezitojnë që të vijojnë rrugëtimin e tyre përmes Shqipërisë.
“Në Shqipëri ka shumë mafiozë, të cilët të vjedhin. Kam dëgjuar edhe histori që emigrantët janë zhdukur. Disa emigrantë u nisën për të kaluar kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë. Pas kësaj ata u zhdukën dhe ne nuk e dimë se çfarë ndodhi më pas me ta”.
Gazetari merr në intervistë edhe një përfaqësues të policisë shqiptare të quajtur Arben Jaçe, i cili shprehet se që prej nisjes së krizës, kanë kapur vetëm shtatë emigrantë të jashtëligjshëm.
Megjithatë, me të përfunduar intervistën dhe me largimin e forcave policore, tre persona shfaqen duke kaluar kufirin, por në anën greke. Gazetari thotë se ata janë shqiptarë të cilët emigrojnë ilegalisht në Greqi për të gjetur një vend pune.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY