Tirana me 16 linja urbane, tre prej tyre të reja

Tirana me 16 linja urbane, tre prej tyre të reja

980
0
Shares

Tirana tanimë do të ketë në dispozicion 16 linja urbane.
Një pjesë e tyre janë linja të reja, ndërkohë që pjesa tjetër janë zgjatime të linjave ekzistuese, ndërsa për një pjesë tjetër është bërë një organizim i stacioneve.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se përveç krijimit të 3 linjave të reja, do të konsolidohen 25 linja rrethqytetase.
Linja që pëson një ndryshim të madh është ajo Kristal-Qendër e cila do të zgjatet duke filluar nga Selita deri në Allias. Një tjetër linjë që pëson zgjatje është ajo Qendër – Sauk, në dy pikat e saj fundore dhe bëhet Stacioni i Trenit – Sauk i Vjetër – TEG – Kopshti Zoologjik. Gjithashtu një linjë e re është ajo që përfshin gjithë zonën industriale të Tiranës, City Park – Megatek – QTU – Terminal – Qendër.

Linjat urbane
LINJA NR.1: SELITË-KRISTAL-QENDËR-STACIONI TRENIT-ALLIAS
LINJA NR.2: TEG-SAUK I VJETËR-KOPSHTI ZOOLOGJIK-STACIONI TRENIT
LINJA NR.3: KASHAR (UNAZORE)
LINJA NR.4: CITY PARK-MEGATEK-QTU-TERMINAL-QENDËR
LINJA NR.5: KOMBINATI AUTOTRAKTORËVE-INSTITUTI  BUJQËSOR DHE ANASJELLTAS
LINJA NR.6: LAPRAKA (UNAZORE)
LINJA NR.7: TUFINA
LINJA NR.8: ISH STACIONI I TRENIT-QENDËR-SAUK I RI/SAUK I VJETËR/ SANATORIUM-TEG
LINJA NR.9: QYTETI STUDENTI-JORDAN MISJA
LINJA NR.10: MATERNITETI I RI-QENDËR-ISH FUSHA E AVIACIONIT/ MIHAL GRAMENO/ QENDËR
LINJA NR.11: PORCELANI
LINJA NR.12: SHARRË-UZINA DINAMO- 5 MAJI
LINJA NR.13: TIRANA E RE
LINJA NR.14: UNAZA
LINJA NR.15: KOMBINAT-KINOSTUDIO
LINJA NR.16: LINJA RRETHQYTETESE BRENDA TIRANËS

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY