Të dashur me qira! Në Kinë është e mundur. Pas moshës 30 vjeçe vazjat duhet të jenë të martuara përndryshe dhe përballja e tyre me familjen e shoqërinë është shumë e vështirë.
Fatmirësisht tani ata e kanë një zgjidhje: Interneti. Ata mund të prenotojnë dhe të marrin me qera një të dashur. Kushton 300 dollarë (2 mijë kuai) në ditë.
Al Jazeera sjell historinë e Li Chenxi, një vajzë në karrierë e cila nuk do të martohet prandaj për tu kthyer të takojë prindërit e saj për festën e Vitit të Ri kinez vendos të marrë me qera një djalë.
Djali i duhet për 4 ditë, nga dita e e parë e festivalit të Pranverës deri në ditën e tretë të vitit të ri kinez.
Vajza hyjnë në një faqe online ku janë fotot e djemve, shoqëruar me numrat e telefonit dhe sa kushton shërbimi
“Uroj të kem fat të gjej një djalë me humor dhe jo të mërzitshëm” thotë ajo.
“E bëj vetëm për të qetësuar nervat e mamasë time. Unë jam në punë”
Pas disa tentativash vajza gjen një djalë dhe e çon tek prindërit e saj. Në fund të reportazhit 20 minutësh vajza thotë: “Nuk mund të ndryshoj prindërit e mi, veçanërisht opinionet e tyre. Por mendoj se mund të punoj fort e të bëhem një njeri më i mirë që prindërit e mi të ndihen krenarë. Një mënyrë për ti thënë nënës time se jam e zonja. Pas këtij takimi prindërit e mi nuk do të më ngacmojnë më. A do ta bëja përsëri? Mendoj se jo. Nuk është një ide e mirë të gënjesh njerëzit e tu”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/