Prerja e kokës së Bledar Terpollarit, arrestohet bariu shqiptar si autor i...

Prerja e kokës së Bledar Terpollarit, arrestohet bariu shqiptar si autor i dyshuar

106
0
Shares

Një bari shqiptar është arrestuar nga policia greke, si i dyshuar për vrasjen dhe prerjen e kokës ë Bledar Terpollarit. Mësohet se bariu i arrestuar ka treguar edhe ku ka groposur kokën e prerë.
Hetuesit grekë kanë shoqëruar disa ditë më parë dhe kanë marrë në pyetje bariun shqiptar.
Fillimisht bariu i arrestuar, ka mohuar krimin dhe ka tentuar t’ia faturojë atë tre barinjve shqiptar, ku ka pretenduar se kishte qenë dëshmitar. Shqiptari deklaroi se autorët u larguan me makinë drejt Shqipërisë dhe vrasja makabre ka lidhje me trafikun e drogës.
Por, hetimet intensive dhe kundërshtitë e kontradiktat në deklaratat e tij, kanë nxitur dyshimet e policisë greke, e cial ka arritur të identifikojë vrasësin e dyshuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY