PRAPASKENA/ Erion Veliaj “gllabëron” një pjesë tjetër të Parkut…?!

PRAPASKENA/ Erion Veliaj “gllabëron” një pjesë tjetër të Parkut…?!

62
0
Shares

Anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës i është paraqitur sot një projekt vendim për kalimin e Parkut të Madh të Liqenit Artificial nën suazën e drejtorisë së Ish zëvendësit të famshëm të Edi Ramës, Blendi Gonxhe, aktualisht drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, raporton Lapsi.al.
Por çfarë bie në sy në këtë nismë të re të bashkisë së Velisë?
Një fakt shumë shqetësues. E para se dokumenti që i është dhënë në duar anëtarëve të këshillit bashkiak nuk është shoqëruar me një hartë. Frika është se këtu fshihet gjithçka dhe se në administrimin e Gonxhes po kalon një pjesë më e vogël sesa ajo e perimetrit të sotëm të parkut.
Menjëherë për këtë ka reaguar edhe ish kandidati për bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi. Në faqen e tij në “Facebook” ai ka shkruar:
“Kjo është pa dyshim një tjetër përpjekje për t’i grabitur parkut copa të tjera trojesh, të cilat me siguri do të jepen për ndërtim”.
Pronat që mungojnë janë në pjesën juglindore të parkut, në zonën me ndërtime informale, e cila praktikisht po hapet për zhvillime rezidenciale apo kullash, në veri, në zonën poshtë digës, dhe pjesën jugore, në anën e Farkës pranë unazës së madhe.
Ne sot po i drejtojmë 2 pyetje kryetarit të bashkisë dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak:
1) Pse APR-së po i kalohet për menaxhim një kufi parku i pa përcaktuar qartë dhe po harrohen shumë prona publike pa u përfshirë në të?
2) Pse nuk miratohet Plani për Parkun i cili të parashikojë zgjerimin e sipërfaqes të parkut dhe pas miratimit të kufijve të zgjeruar të parkut, t’i kalohen APR-së të gjitha sipërfaqet për menaxhim, me klauzolat specifike” shkruan ai?
Problemi është se i gjithë materiali që i është dhënë këshilltarëve bashkiake i pa shoqëruar me hartë, është bërë ndoshta për të shmangur skandalin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY