Lirimi i kosovarit, në pranga juristi i burgut të Shën Kollit

Lirimi i kosovarit, në pranga juristi i burgut të Shën Kollit

58
0
Shares

Juristi i burgut të Shën Kollit, Devis Hoxha është prangosur sot, pas lirimit nga qelia të kosovarit Shuaip Zukaj, i cili ishte dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë. Mësohet se arrestimi i Zukajt është kryer nga shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat. Administrata e burgut në Shënkoll të Lezhës, liroi nga qelia pa vendim gjykate shtetasin Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës. Ai është liruar nga burgu i Lezhës me të mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Edhe pse në kartelën e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë, dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit duhej të ekstradohej në Kosovë, administrata e burgut e ka lënë atë të lirë.

Prokuroria e Lezhës ka nisur menjëherë hetimet, pasi dyshon se ai është liruar jashtë çdo procedure ligjore.Shaban Zukaj, në vitin 2000, në Shëngjin të Lezhës, ka qëlluar me armë një shtetas kosovar për hakmarrje. Fatmirësisht shtetasi nga Kosova ka shpëtuar, por Zukaj është larguar për t’iu shmangur drejtësisë, e cila e ka hetuar e gjykuar në mungesë, ku përfundimisht është dënuar me 15 vjet burg. Gjatë kohës së arratisjes, më 1 Shtator të vitit 2011, ai ka vrarë Zyber Derishajn dhe ka plagosur Adil Thaçin.Pas kësaj, Zukaj është larguar në drejtim të Belgjikës, ku ka ndërruar edhe identitet.

Por për llogari të dënimit në Shqipëri, Zukaj është arrestuar në vitin 2012 në Belgjikë dhe më pas është ekstraduar në Shqipëri, ku edhe ka vuajtur dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë. Gjatë qëndrimit në burg, autoritetet e Kosovës kanë sjell kërkesën për ekstradimin e tij, e cila është miratuar nga Gjykatat Shqiptare. Por pavarësisht këtij vendimi, administrata e burgut e ka lënë të lirë.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i tha Televizionit Klan se veprimet e administratës së burgut të Shënkollit janë në përputhje me ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY