“Ligjet” miratojnë ligjin e “spiunëve” të administratës, në 1 tetor fillon zbatimi

“Ligjet” miratojnë ligjin e “spiunëve” të administratës, në 1 tetor fillon zbatimi

44
0
Shares

Komisioni i Ligjeve ka dërguar për votim në seancë plenare ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, që parashikon mbrojtje për punonjësit që spiunojnë shefat e korruptuar, qoftë në shtet apo privat. Komisioni ka votuar edhe projektligjin e sjellë nga Qeveria për të mos lejuar edhe për 5 vjet të tjera gjuetinë në vend.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar me vetëm një votë abstenim të deputetit Arben Ristani projektligjin për sinjalizuesit, që parashikon mbrojtje për punonjësit që spiunojnë shefat e korruptuar qoftë në shtet apo privat.
Ligji, u rishikua edhe nga ekspertë të BE dhe do të zbatohet në zyrat shtetërore nga 1 tetori i këtij vitit dhe në bizneset private nga korriku i vitit të ardhshëm.
Është ILDKPKI-ja heton drejtpërdrejt sinjalizimin për veprimet apo praktikat e dyshuara të korrupsionit në organizata, të cilat nuk kanë një njësi përgjegjëse për këtë qëllim.
Ndaj, Kuvendit iu kërkua që t’i adresohet Qeverisë për buxhet shtesë për ILDKPKI.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY