Foto që të thyejnë zemrën. Viktimë në avioni ‘EgyptAir’ edhe një vajzë...

Foto që të thyejnë zemrën. Viktimë në avioni ‘EgyptAir’ edhe një vajzë 4-muajshe

61
0
Shares

Një fytyrë engjëllore që i buzëqesh babait teksa ai i bën një foto. Kjo është bebja 4 muajshe, Joumana, viktima më i vogël i ‘Egyptair’, avioni që ra në det duke marrë 66 jetë njerëzish.Bebja e vogël ishte një prej 66 pasagjerëve që humbën jetën dhe bashkë me te dhe vëllai i saj, 2 vjec e gjysëm, që gjithashtu shfaqet në foto.Fëmijët supozohej të kalonin pushime 2-javore në resortin e Detit të Kuq, Sharm El Sheikh bashkë me babain, Faycal Bettiche dhe nënën Nouha. Familja ishte algjeriane dhe jetonte në zonat perendimore të Francës.

femijaa 1

‘Faycal dhe familja e tij ishin duke shkuar në Kajro dhe prej andej do merrnin fluturimin tjetër për në Sharm El Sheikh. Fëmijët kishin me vete rrobat e banjës, kapelet kundër diellit dhe lodrat e tyre më të dashura. Por, u nisën për të mos i parë më”, tha mes lotësh motra Assia.Avioni ‘EgyptAir’ me 55 persona në bord ra në detin Mesdhe pak pasi u zhduk nga radarët. Dyshohet se avioni u ndez në flakë që në ajër dhe më pas u përplas në ujërat e Mesdheut. Autoritetet nuk patën shpresë për të mbijetuar. Avioni ishte nisur nga Parisi në drejtim të Kajros dhe shumë prej personave ishin turistë. Zyrtarisht ende nuk dihet shkaku i rënies së avionit, por ISIS ka marrë përsipër sulmin ndaj objektit fluturues.

egyptair

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY