Ky që shihni në foto është Armando Sulejmani, ose i njohur edhe me pseudonimin Cipuri, anëtar i bandës së famshme të Gaxhait, që u plagos të dielën në mbrëmje në një atentat në Vlorë
Ka qenë duke u kthyer në shtëpi, kur 2 persona të maskuar i kanë zënë pritë Armando Sulejmanit dhe e kanë plagosur. 39 – vjeçari u është kundërpërgjigjur dy autorëve, duke qëlluar në drejtim të tyre me një pistoletë tip TT. Atentati kundër tij ndodhi mbrëmjen e kaluar, në hyrjen e pallatit në lagjen “Pavarësia”. Sulejmani u plagos në dorë, ndërsa nga të shtënat u dëmtua lehtë në këmbë edhe personi që e shoqëronte.
Errësira i ndihmoi 2 personat e maskuar të largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ka gjetur 13 gëzhoja të përdoruara nga armë tip Berretë dhe Zastava, me të cilat mendohet të kenë qëlluar dy atentatorët. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar disa persona.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/