FOTO/ Atentati në Vlorë, policia “rrethon” spitalin ku ndodhet i plagosuri “Çipuri”

FOTO/ Atentati në Vlorë, policia “rrethon” spitalin ku ndodhet i plagosuri “Çipuri”

76
0
Shares

Për shkak të frikës së hakmarrjes, policia po mban në vëzhgim të rreptë në spital shtetasin Armando Sulejmani, që mbeti i plagosur  mbrëmë në një atentat në Vlorë. Disa persona janë shoqëruar në Polici por ende nuk ka ndonjë autor të dyshuar për ngjarjen.  
“Çipuri” siç njihet ndryshe Armando Sulejmani të cilit iu bë atentat në hyrje të shtëpisë së tij në Vlorë, po mbahet i izoluar nga policia.
Ai ndodhet në spital pasi mori plumba në krah dhe në trup pas sulmit nga dy persona të maskuar.
Burime të policisë së Vlorës tregojnë se midis atentatorëve dhe shënjestrës ka pasur përplasje me armë zjarri.
Dyshohet se Sulejmani ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër, por që ende nuk dihet identiteti i tij.
Policia gjeti në vendin e ngjarjes 13 gëzhoja të qitura nga këto tre lloje armësh.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e diele  në hyrjen e pallatit të tij, në lagjen Pavarësia në Vlorë.
Dyshohet se një nga atentatorët u plagos gjatë të shtënave por përsëri arriti të largohej. Policia e cila ka bërë shoqërimin e shumë personave, ka kontrolluar edhe spitalet, me shpresën se atentatori do të kërkojë ndihmën e parë.
Armando Sulejmani, shënjestra e atentatit për hakmarrje doli nga burgu pak kohë më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY